Sipas një stjuardese, aeroplanët janë mjaft të papastër dhe në to ka baktere të rrezikshme.
“Çdo sipërfaqe në aeroplan preket nga qindra njerëz në ditë dhe ata nuk dezinfektohen shumë shpesh. Në fluturimet më të shkurtra, ne nuk kemi mundësi të lajmë fare duart ndërsa shërbejmë pije. Prandaj mos kërkoni akull dhe futeni në pije”, paralajmëroi ajo në Reddit.
Ajo shpjegoi se “akulli vendoset në tas dhe kupa, edhe nuk pastrohen shumë shpesh”.
Nëse jeni skeptik ndaj këtij paralajmërimi, një studim i vitit 2017 vërtetoi se stjuardesa kishte të drejtë.
Studiuesit morën mostra 60 kuba akulli nga shtëpitë dhe objektet industriale për të zbuluar se sa lloje bakteresh përmbanin ato. U zbulua se kishte mbi 50 lloje të ndryshme bakteresh në akull.
“Një përqindje konsistente e mikroorganizmave të gjetur në akull dihet se shkaktojnë infeksione njerëzore”, shkroi “The Washington Post” në lidhje me studimin.
Përfundimi është se është më e sigurta të pihet nga një shishe e mbyllur.