Lajme

Rrëzohet avioni me 58 pasagjerë 4 anëtarë të ekuipazhit në bord

Një avion me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua të premten në shtetin brazilian të Sao Paulos , njoftuan mediat lokale. Departamenti lokal i zjarrfikësve konfirmoi se aksidenti ka ndodhur në qytetin e Vinhedo , sipas mediave lokale G1, në kompleksin rezidencial Recanto Florido.

Rrjeti televiziv brazilian GloboNeës tregoi imazhe të një zone të madhe në flakë dhe tym që vinte nga avioni i rrëzuar.

Thirrja e parë e urgjencës ndodhi në orën 13:28 me orën lokale dhe shtatë njësi të personelit të urgjencës u mobilizuan menjëherë në vendngjarje, duke përfshirë zjarrfikës, anëtarë të njësisë së Mbrojtjes Civile dhe Ushtarake. Po kështu, spitalet pranë Vinhedo dhe Valinhos janë në gatishmëri në pritje të të plagosurve të parë./vizionplus.tv