Një aeroplan me 62 persona brenda tij, u rrëzua në Vinhedo të Brazilit, të premten, njoftoi stacioni televiziv lokal GloboNews.
Brigada e zjarrfikësve shtetërore të Sao Paulos konfirmoi në rrjetet sociale se një aeroplan u rrëzua në Vinhedo dhe se ka dërguar shtatë ekuipazhe në rajonin e aksidentit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Duke folur në një ngjarje të premten presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva tha se “duket” të gjithë pasagjerët mund të kenë vdekur në aksident.
“Unë do të doja që të gjithë të ngriheshin në këmbë që të mund të mbajmë një minutë heshtje sepse një aeroplan sapo është rrëzuar në qytetin Vinhedo, në Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit dhe duket se të gjithë kanë vdekur”, tha ai. në një video të shpërndarë në X.
ks