ShowBizzz

​Drake konfirmon lidhjen e tij me tenisten e njohur Serena Williams

Këngëtari kanadez ka befasuar fansat e tij duke publikuar një video nga arkivi i tij personal që nuk është parë më parë.

Në një moment, ai zbulon se hiti i tij i vitit 2016 “Too Good” i kushtohet në fakt tenistes Serena Williams, duke i dhënë fund spekulimeve vitesh se ata ishin në një lidhje.

“Kur bëj këngë për femrat, bëj këngë për to, kështu që e di çfarë lloj kënge të bëj”, tha ai, duke shtuar se të paktën nëse flet për to, do të jetë i sinqertë dhe do të bëjë një këngë që u pëlqen.

Në videon, në të cilën flet me nënën e tij, ai u përpoq t’i shpjegonte asaj se Serenën e njeh shumë mirë dhe se e di që ajo do ta dëgjojë, por që nuk do ta urrejë për këtë.

Albumi i Drake “Views” u publikua në prill 2016, dhe më vonë atë vit, ai dhe Rihanna kishin hitin “Too Good”. E publikuar si single, kënga arriti kulmin në vendin e 14-të në Billboard Hot 100 në shtator. Drake dhe Serena u përfol se ishin në një lidhje romantike nga 2010 deri në 2015.

Këngëtari ka ndjekur shpesh ndeshjet e saj të tenisit dhe pamjet e tyre duke u puthur në një restorant në Cincinnati u shfaqën në internet në gusht 2015.

Një video e sapo publikuar zbulon se marrëdhënia e tyre u përkeqësua para krijimit të “Too Good”, në të njëjtën kohë kur Drake ishte i lidhur me Rihanna-n.