ShowBizzz

Gjiko dhe Majk vijnë me “Reptile”

Artistët e njohur, Gjiko dhe Majk, sollën ditën e sotme (e premte) këngën e tyre të re.

“Reptile” titullohet projekti i tyre i radhës, të cilin e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vetë këngëtarët me producim nga Big Bang.

Edhe kjo këngë u punua në shtëpinë e hiteve, Redbox Entertainment.

Kënga është me plot ritëm dhe tashmë të plotë e gjeni në platformën YouTube.

Dyshja kanë bashkë edhe një tjetër bashkëpunim “Kce Kce” që e sollën rreth dy vjet më parë dhe që ka grumbulluar mbi 35 milionë klikime.

Ata pëlqehen mjaft shumë nga publiku e këtë verë po ashtu janë të angazhuar edhe me koncerte.