Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha i dha fund beqarisë dy ditë më parë dhe u martua me partneren e tij, Edona Berisha.
Çifti bënë publik lajmin me anë të postimeve në rrjetet sociale nga ceremonia e dasmës, ndërsa shkruajtën: “08.08.2024”.
Por një foto Edonës e veshur me fustanin e nusërisë teksa kërcen në dasmë ka ngritur dyshimet se është në pritje të ëmbël.
Në imazh bie në sy barku i rrumbullakosur i saj dhe menjëherë ndjekësit kanë aluduar se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Marrëdhënia e futbollistit dhe Edona Berishës është komentuar shumë në media për shkak të akuzave të ish të fejuarës së Mërgimit, Vesa Vllasaliu, e cila deklaroi se lojtari e ka dhunuar, si edhe e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë.
Vesa Vllasaliu deklaroi se e ka vuajtur shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.
“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha para disa muajsh modelja.
Vesa Vllasaliu tregoi se futbollistin e kishin parë me një vajzë në Gjermani, ndërsa vetë ishte në Zvicër dhe ishte një shoqe e saj i kishte treguar për këtë.
Në atë moment, ajo zbuloi se vajza në krah të të dashurit të saj ishte pikërisht mikja e saj më e mirë dhe i dërgoi mesazh babait të saj, duke i thënë se “vajza jote më ka marrë burrin”.
“Kam nisur të shoqërohem me shumë turq që jetonin në Gjermani. E kisha një shoqe, e cila ishte në një grup të fansave dhe i tha njërit “Vesa është kthyer prapë me të”, thotë jo nuk është e mundur por po e pyes.
Më pyeti dhe i thashë “Jam në Zvicër në Gjermani”. Më përshkroi vajzën që ishte me ish të fejuarin tim dhe ma ndjeu zemra. I dërgova foto të saj dhe më tha që “po ajo është”.
I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër normal. Ishte shqiptare nga Gjilani. Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”, u shpreh Vesa.
Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.
Modelja ka folur edhe për marrëdhënin me familjen e Mërgim Berishës, teksa hodhi akuza të rënda ndaj babait të futbollistit. Ajo u shpreh se familja e tij nuk e kanë dashur dhe e ofendonin gjatë gjithë kohës.
Madje në një moment, i ati i Mërgim Berishës, sipas saj, i është drejtuar duke i thënë se “të rrah, vjen policia më merr më fut në burg, dal prapë dhe të rrah”.
“Kam pasur një jetë të mirë, e kam edhe akoma. Unë e kam dashur shumë dhe pse familja e tij s’më kanë dashur sepse isha e shkolluar, ndërsa ata asnjëri. Babi im më ka përkrahur në çdo hap. Ata më kanë ofenduar non stop. Kanë menduar se unë nuk i kam treguar babit, por gjithmonë i kam treguar. Për shembull, një situatë ishte, më e keqja kur më ka pyetur babi i tij se ‘çfarë do të kishe bërë nëse do të kishte rrahur dikush?’. Iu përgjigja: ‘do të kisha telefonuar policinë’. Edhe më tha, ‘E di çfarë kisha bërë, të rrah, vjen policia më merr më fut në burg, dal prapë dhe të rrah’”, rrëfeu Vesa Vllasaliu.
Ndërsa ka treguar edhe momentin kur marrëdhënia e tyre ka marrë fund, pasi kishin dalë për darkë me miqtë e saj në Stamboll.
Ajo u shpreh se pas darkës Mërgim Berisha e ka nxjerrë me forcë nga makina dhe se e ka lënë pa lekë në mes të rrugës.
Modelja zbuloi se pasi u kthye në banesë të nesërmen, futbollisti se ka lejuar të futet brenda.
“Ishim në një darkë. Ai më thoshte luksin e ke prej meje, nga unë po jeton në mes të Stambollit. Problemi është që luksin në fillim unë jam kam financuar. Çfarë nuk i kam blerë, ai asgjë. Më ka ofenduar, e ofendova dhe unë, i thashë ‘bastard’. Më ka prekur, si mund të më thuash ashtu para miqve të mi. Qava, shkova në makinë dhe hipa para. Pasi dërguam shokun dhe shoqen time në shtëpi, ndali makinën dhe më ka nxjerrë me zor jashtë dhe më tha “mbaroi, s’jemi më, s’do jemi më bashkë”. Më la në mes të rrugës pa asnjë lekë. Më ra të fikët në mes të rrugës dhe shkova qëndrova tek miqtë e mi. Të nesërmen shkova me taksi tek shtëpia, më tha nuk guxon të hysh. I kisha brenda pasaportën, paratë, rrobat. Nuk më la të hyja.
Telefonova babin, më preu biletën dhe i mora para familjes së shoqes sime, ika në Zvicër. Më pas jam kthyer në Turqi me familjen time, edhe familja e tij. Kur babai e pyeti si ma trajton kështu vajzën, ai i tha “vajza jote rri vetëm para pasqyrës, nuk bën asgjë në shtëpi, vetëm fle”. Edhe u ndamë”, rrëfeu Vesa Vllasaliu.