Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop, Jason Derulo performoi live për të rinj kryeqytetas, por jo vetëm. Performancat e artistit ndërkombëtar amerikan, njihen tashmë mbarë botën për energjinë e lartë, kërcimet mbreslënëse në skenë dhe vokalin e fuqishëm.
Artisti solli për publikun shqiptar hite nga më të vjetrat që i përkasin viteve 2009, deri tek ata të publikuara këtë vit.
Derulo 35 vjeç, është i njohur për hitet globale si “Want to Want Me”, “Talk Dirty”, ‘Swalla”, etj.
Për këngëtarin Jason nuk është hera e parë në Shqipëri, ndaj ai ka lënë edhe përshtypjet e tij në lidhje me vendin tonë, ku më herët u shpreh se përveçse i pëlqejnë njerëzit, dobësia për të këtu është ushqimi i mirë.
Përveç koncertit në ‘Selman Stermasi’, këngëtari me famë botërore, Jason Derulo, është parë të darkojë me një vajzë misterioze në një nga restorantet më të mira të Tiranës, në rezidencen Kodra e Diellit.