ShowBizzz

Dea Mishel reagon sërish për Antonela Berishën: “Ta keni parasysh kush shet moral”

Ngjarja e rëndë që përfshiu Antonela Berishën dhe motrën e saj, Mariela, të cilat akuzohen për sulm të rëndë fizik ndaj një vajze të quajtur Klea Prenga, ka prekur opinionin publik. Sot një reagim ka ardhur edhe nga Dea Michelle.

Ajo si fillim ka shpërndarë statusin e një përdoruese të Twitter që shkruan: “Më erdhi ndërmend Antonela në Fan club që bënte si e traumatizuar nga shakatë e zeza të Deas dhe Amosit. Ndërkohë Antua pa shaka fare”.

Pas këtij statusi Dea ka shkruar: “Unë jam e pakujdesshme kur flas sepse në thelb nuk kam asgjë për të fshehur, prandaj më keni parë edhe në më të keqen time, që ishte thjesht “dark humour.” E keni kudo në Netflix atë lloj humori… Reagova që thjesht ta keni parasysh kush shet moral në vendin tonë.”



lokimagazine