ShowBizzz

Pas luftës me kancerin dhe 6 muaj pas humbjes së të birit, ndërron jetë CEO e Youtube!

Susan Wojcicki,  një nga gratë më të shquara drejtuese të Silicon Valley si CEO e YouTube, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Bashkëshorti i saj, Dennis Troper, pohoi se Susan kishte  luftuar me kancerin e mushkërive për dy vite me radhë. “Me pikëllim të thellë ndaj lajmin e vdekjes së Susan Wojcicki. Gruaja ime e dashur prej 26 vitesh dhe nëna e pesë fëmijëve tanë na la sot pas 2 vitesh luftë me kancerin e mushkërive”, tha Dennis Troper në një postim në Facebook. Sakaq, vetem 6 muaj me pare ata kishin humbur djalin e tyre 19 vjeç nga nje mbidoze narkotikesh.

Pas luftës me kancerin dhe 6 muaj pas humbjes së të birit,

Wojcicki u largua nga YouTube vitin e kaluar pas gati një dekade që drejtoi kompaninë. Ajo ishte e vetmja grua në atë kohë që drejtonte një nga platformat kryesore të mediave sociale. Kishte qene nderkohe edhe pjesë e Google që nga fillimet e kompanisë në fund të viteve 1990, në garazhin e saj Larry Page dhe Sergey Brin filluan të ndërtonin atë që do të bëhej gjiganti i teknologjisë, dhe u emërua në krye të YouTube në 2014.



bal