Është arrestuar në Turqi një nga autorët që mashtruan pronarin e një pikë këmbimi valutor në Shkodër, që i mori 140 mijë euro.
Pas identifikimit, të tre autorët u zbuluan se ishin gjeorgjian, teksa në bashkëpunim me policinë e Turqisë u bë e mundur arrestimi i njërit prej tyre
40-vjeçari me inicialet K.J. është deportuar në Rinas mesditën e sotme. Në momentin e kapjes në aeroportin e Stambollit, Policia Turke, gjatë kontrollit fizik, i gjeti me vete një shumë prej 7500 euro.
Më datë 09.08.2024, rreth orës 18:00, në sheshin Zdrale, Shkodër, këta shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë pronarit të një pike të këmbimit valutor, shtetasit E. I., shumën prej 140 000 euro dhe më pas janë larguar menjëherë nga Shqipëria.
Në vijim të veprimeve, janë shpallur në kërkim edhe dy autorët e tjerë të dyshuar, shtetasit gjeorgjianë G. T., 45 vjeç dhe B. T., 36 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.