Klea Huta ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto, ku bën të ditur situatën që ka përjetuar gjatë ditëve të fundit.
Si fillim Klea tregon se e gjitha filloi me një plagë në këmbë e bërë nga atletet, por i solli më pas komplikacione të tjera shëndetësore.
“Gjithçka nisi nga një atlete që më vrau këmbën”, shkruan Klea.
Më tej, Klea tregon se iu desh të bënte analizat pasi jo vetëm që këmba nuk po përmirësohej por filloi të skuqej dhe enjtej më shumë. Postimin e shoqëron me shkrimin: “Pastaj bëra kulturën e këmbës dhe po prisja analizat”.
Klea ndau dhe përgjigjen e marrë nga analizat që ishte si më poshtë:
Megjithatë, moderatorja shprehet se nuk është diçka serioze por késhillon ndjekësit e saj që situata të ndryshme nuk duhen neglizhuar.
lokimagazine