Këngëtari i mirënjohur Capital T, pak momente më herët ka ndarë një postim në llogarinë personale të Instagram-it me ndjekësit e tij. Dhe jo nuk është për “Time Capsule III”, koncerti madhështor që rikthehet në Tiranë më 16 gusht.
Por ka të bëjë me një shpifje, siç Capital T pretendon, e cila është bërë nga gazetari Robet Bojaj dhe një i ftuar në emisionin e tij. Këta të fundit, teksa zhvillonin një intervistë, kanë deklaruar se Capital i ka kërkuar një x artisti 50.000 euro për të realizuar një këngë me të, por Capital i hedh të gjitha poshtë dhe shprehet se këto janë shpifje.
Për këtë gjë ai ka marrë një vendim: Të dy do të shkojnë në Gjykatë për prishje imazhi!
“Rastësisht e pash emisionin e një gazetari që e ka emrin Robert Bojaj, që më njeh dhe ka kontakt me mua. Ai po pretendon se unë i kam kërkuar një x artisti 50.000 euro për bashkëpunim, këto janë komplet shpifje dhe rrena. Kurrë në jetën time nuk i kam lyp askujt para për bashkëpunim. Sepse unë muzikën e bëj për qejf dhe e bëj me njerëzit që më kanë pëlqyer çfarë bëjnë dhe më ka pëlqyer muzika e tyre. Dhe kam bërë muzikë për qejf, s’kam bërë muzikë për të marrë para. Kështu që ti e ke pasur mundësinë Robert të më thërrasësh dhe ta konfirmosh, por tani s’ke më punë, i ke hapur probleme dhe atij djalit që e vure në siklet me zor u mundove të ja nxirrje fjalët, keni për të shkuar të dy në Gjykatë për prishje imazhi! Edhe tani vërtetë keni për të paguar nga 50.000 euro të dy!”