Autoritetet franceze evakuuan Kullën Eiffel pasi një burrë gjysmë i zhveshur u ngjit pak orë përpara ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike.
Ai u vu re direkt mbi unazat olimpike.
Kulla Eiffel nuk pritet të përdoret për ceremoninë e mbylljes, e cila do të zhvillohet në Stade de France dhe do të fillojë rreth orës 21:00, sot.
30 mijë oficerë policie janë nëpër Paris sot për të monitoruar mbylljen e Lojërave Olimpike.
/tiranapost