Lajme

E BUJSHME nga Gjermania: Armando Broja drejt skuadrës që surprizoi Bundesligën

Shumë klube kanë shfaqur interes për 22-vjeçarin e Kombëtares shqiptare, mes tyre Milani, Juventusi, Evertoni etj. Por një lajm i bujshëm ka ardhur nga Gjermania, me një tjetër klub surprizë që duket se ka nisur bisedimet me Chelsean për shërbimet e Brojës.

Bëhet fjalë për Stuttgart, skuadrën që surprizoi këtë sezon në Bundesligë, e cila u rendit në vendin e dytë, përpara Bayern Munchen.

Sipas gazetarit të Sky Sports Germany, Florian Plettenberg, bisedimet mes palëve janë vetëm formale për momentin, me klubin gjerman që kërkon ta huazojë Brojën.

Sipas tij, edhe sulmuesi shqiptar është i gatshëm që të bashkohet me Stuttgart, pasi kërkon që të largohet menjëherë nga Chelsea dhe të mos e humbasë startin e sezonit të ri.