LifeStyle

Katër çifte të së njëjtës shenjë që nuk do të mund të qëndrojnë gjatë bashkë!

DASHI ME DASH
Kur një Dash takon për herë të parë një Dash tjetër, tërheqja është e pabesueshme. Të dy janë pasionantë, energjikë dhe impulsivë dhe ky është problemi i tyre më i madh kur bëhet fjalë për një lidhje. Sherret dhe keqkuptimet janë të pashmangshme mes këtij çifti, pasi egoizmi dhe grindjet do të jenë arsyet që do t’i ndajnë.

BINJAKËT ME BINJAKËT
Në fillim të njohjes së tyre do të ketë komunikim, që do t’i kënaqin të dy. Duke qenë se të dy janë shumë komunikues, mund të flasin me orë të tëra për çdo gjë dhe nuk do të mërziten kurrë me njëri-tjetrin. Mirëpo, ata janë personalitete shumë të paqëndrueshme dhe shumë shpejt gjërat mes tyre do të marrin fund.

LUANI ME LUANIN
Një marrëdhënie midis dy Luanëve është jashtëzakonisht e paqëndrueshme për shkak të natyrës së tyre të zjarrtë dhe konkurruese. Ata kanë kimi të shkëlqyer seksuale, por për shkak se të dy priren të dominojnë, do të ketë një luftë të vazhdueshme për pushtet dhe dominim në marrëdhënien e tyre. Nuk është aspak e lehtë për të ndarë pushtetin dhe për të mbajtur nën kontroll egon e tyre, ndaj nuk ka dyshim se ky çift shumë shpejt do të ndahet.
AKREPI ME AKREPIN
Nuk është e zakonshme, por nëse ndodh që dy Akrepa të jenë në një lidhje, do të jetë për një kohë shumë të shkurtër. Të dy të pasionuar dhe të fshehtë, do kenë shumë probleme dhe mosmarrëveshje që në fillim, pasi askush nuk do t’i hapet askujt. Meqenëse ata kanë aftësinë për të “parë” përmes njëri-tjetrit, ata ndjejnë se çfarë po ndodh dhe mund të thonë gjëra për të cilat më vonë mund të pendohen, por fundi është i pashmangshëm. Ata gjithashtu nuk harrojnë lehtë, kështu që nuk do të mund të harrojnë dhe të kalojnë kurrë atë që ka ndodhur mes tyre.