Këngëtari holandez Joost Klein, i cili u skualifikua nga Eurovision Song Contest 2024, nuk do të ndiqet penalisht për “incidentin në prapaskenë” që çoi në shkarkimin e tij, kanë thënë autoritetet suedeze.
Klein u ndalua pasi një operatore femër e kamerës e akuzoi atë për sjellje “kërcënuese”.
Megjithatë, të hënën, autoriteti suedez i prokurorisë tha se nuk mund të provonte se Klein “kishte ndonjë qëllim të tillë”.
Prokurori i lartë Fredrik Jönssom tha se këngëtari kishte bërë “një lëvizje që goditi kamerën e filmimit të gruas”, por se rrjedha e ngjarjeve “ishte e shpejtë dhe u perceptua ndryshe nga dëshmitari i incidentit”.
“Sot e kam mbyllur hetimin sepse nuk mund të provoj se akti ishte në gjendje të shkaktonte frikë serioze”, shtoi ai.
Përgjigja e muzikantit ishte më e lehtë, kjo pasi ai postoi një përmbledhje videosh të lumtura për qentë në historinë e tij në Instagram dhe përditësoi biografinë e tij për të lexuar “Eurovision 2025”.