Ervin Salianji dhe Grida Duma janë kapur “mat” në aeroportin e Frankfurtit.
Mediat kanë publikuar fotot e realizuara mbrëmjen e kaluar, ku Salianji shihet në shoqërinë e Grida Dumës në një bar.
Një burim tha se dyshja po kthehen nga pushimet luksoze në vendet ekzotike.
Grida Duma dhe Ervin Salianji janë përfolur për lidhjen e tyre të dashurisë dhe bashkëjetesën, por ende nuk e kanë pranuar publikisht.
Kujtojmë se në vitin 2018 ishte momenti kur deputetja e PD-së, deputetja “G.D.” u kap duke shkëmbyer mesazhe erotike me Ervin Salianjin në sallën e parlamentit.
Personi që komunikonte me fjalor banal me deputetin u identifikua nga mediat si Grida Duma.
Gjithashtu në qarqet mediatike përflitet për një histori rozë, e cila që kur ka nisur nga tavolinat e parlamentit, nuk ka përfunduar ende edhe sot, ku të dy shfaqen “kokë më kokë” në tavolinat e bareve dhe restoranteve duke u kthyer nga pushimet ekzotike, shkruan pamfleti.
Fotot flasin shumë për lidhjen e Grida Dumës dhe Ervin Salianjit.
ks