Për Princin Albert dhe Princeshën Charlene të Monakos, nuk ishte dashuri me shikim të parë. Ndërsa çifti u njoh në vitin 2000, ata filluan një lidhje në vitin 2005 dhe lidhen kurorere ne 2011.
“Nuk e di nëse ne ramë në dashuri atëherë”, pranoi Albert, 66 vjeç, në Paris Match për Charlene, 46 vjeçare. “E dini, pas kësaj, unë nuk e pashë më Charlene për disa vjet”, shpjegoi ai. “Mendova se ajo ishte një notare e shkëlqyer dhe se ishte miqësore, e lumtur dhe e afrueshme”, shpjegoi ai sipas Telegrafit. Charlene, një notare olimpike, po përfaqësonte vendlindjen e saj Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Sidneit të vitit 2000 kur takoi burrin e saj të ardhshëm.
“Kemi kaluar shumë mirë”, tha Alberti. “Nuk e di nëse duhet ta them këtë, por… e futa në telashe, sepse nuk e çova në ‘shtëpinë’ e saj në kohë”. Dyshja viteve të fundit janë komentuar tejet shumë për një divorc, me thashethemet që kanë qarkulluar kudo.
bal