ShowBizzz

Arnita Beqiraj flet për ndarjen nga Arbër Çepani

Regjisorja e njohur Arnita Beqiraj është përfolur shumë për ndarjen nga ish-banori i “Big Brother Albania”, Arbër Çepani.

E ndërsa asnjëri s’ka dalë hapur ta pranojë këtë, të dy ata kanë dhënë intervista ku flasin për të ardhmen pa përmendur njëri-tjetrin.

Së fundmi, Arnita ka folur në një intervistë në “Pushime on Top” për jetën e saj. Ajo është pyetur po ashtu edhe për fundin e një raporti.

“Unë jam një njeri që padyshim e shoh veten pas njëfarë kohe me një familje, është brenda dëshirave të mia. Fundet e pakëndshme për mua janë padyshim fundet e gënjeshtërta, ato që janë të pavërteta. Unë nuk i jap vetes atribute të fal ose të mos fal, unë kam në dorë vetëm të pranoj ose të mos pranoj diçka”, ka thënë ajo, mesazh i cili duket si referim për lidhjen e saj të gjatë me Arbër Çepanin.