Yu Donglai, themeluesi dhe kryetari i zinxhirit të supermarketeve ‘Pangdonglai’ në provincën Henan, jep 10 ditë leje, që do t’i shtohen lejes vjetore, për ditët ku punonjësit nuk janë të lumtur.
Dua që anëtarët e stafit të jenë të lirë. Të gjithë kanë ditë kur nuk ndihen mirë, kështu që nëse nuk janë mirë, të mos vijnë në punë, – u shpreh ai.
Sipas SCMP, Yu njoftoi se punonjësit e tij do të kenë të drejtë të kërkojnë deri në 10 ditë pushim shtesë, përveç 30 ditëve të pushimit vjetor.
Kjo leje nuk mund të mohohet nga shefi. Mohimi është shkelje, – shtoi ai.
Manjati i shitjes me pakicë është i njohur për përparësitë që u jep interesave dhe mirëqenies së punonjësve, si për shembull: punonjësit kanë të drejtë të përfshijnë ditë pune shtatë-orëshe, asnjë telefonatë pune pas orarit të punës dhe gjatë fundjavave, si dhe pesë ditë pushime të shtuara gjatë Vitit të Ri Kinez. Vitin e kaluar, Yu gjithashtu dënoi publikisht shefat e tjerë në Kinë që mbajnë punonjësit jashtë orarit të punës.
Nuk është etike të detyrosh stafin të punojë jashtë orarit të punës dhe i heq mundësinë njerëzve të tjerë për rritje,- tha ai.
E themeluar në vitin 1995, Pangdonglai tani ka mbi 30 dyqane në Henan. Yu shpjegoi se nuk ka plane të zgjerohet jashtë provincës për të ruajtur lumturinë e punonjësve.
Nuk duam të jemi të mëdhenj. Duam që punonjësit tanë të kenë një jetë të shëndetshme dhe të relaksuar.
Sipas SCMP, paga mesatare mujore e punonjësve të Pangdonglai është 7,000 juanë (afërsisht 4,600 RM). Në krahasim, paga mesatare e punëtorëve të tjerë të shitjes me pakicë në Kinë është sa gjysma e asaj page. Politikat e punësimit të Yu kanë marrë shumë vlerësime dhe mbështetje në mediat sociale kineze.