Nis sot në platformën Netflix sezoni i katërt i serialit ‘Emily in Paris’. Seriali që tregon realitetin e një vajze amerikane që vendos të jetojë dhe punojë në Paris ka miliona fansa anekënd botës. Si edhe në jetën reale, edhe protagonistja e Emily in Paris, ka në krah një mikeshë të ngushtë që është gjithmonë aty për të kaluar bashkë dramat dhe të papriturat që i shfaqen një të huaji që vendos të jetojë në Parisin e magjishëm.
Ylli i Broadway na la shijen më të mirë , kur luajti rolin e shoqes së ngushtë të Emily , në serialin e shumë përfolur Emily në Paris. Por ajo që fansat nuk dinin ishte se Ashley Park në jetën e saj personale ishte në një tjetër udhëtim të vështirë në betejën e saj me kancerin që prej moshës 15 vjecare kur është diagnostikuar me leucemi.
Shumë herë njerëzit flasin për eksperiencën time me kancerin,” shprehet ajo. “Nuk e kam fare problem të flas për këtë gjë. Mendoj se është shumë e rëndësishme të flasësh për këtë gjë, por nga ana tjetër e vlerësoj kur nuk më kërkohet të flas për eksperiencën, ose se si është formuar jeta ime rreth saj.”
Frika e saj më e madhe është se sëmundja mos bëhet një element që të karakterizoj më pas karrierën apo identitetin e saj. Ajo thotë,” Nuk dua të jem thjesht vajza Aziatike, thjesht një vajzë “e cfardoshme” dhe më pas shkova 16 vjec dhe isha vajza e sëmurë tullace.”Gjimnazistja thjesht priste një të ardhme me flokë të bukur e të gjatë, teksa injoronte cdo efekt të dëmshëm të kimioterapisë.
“Nuk doja të dija se ndoshta mund të mbetesha infertile ose se zemra ime mund të ndalonte, sepse në momentin që e thua këtë gjë , e mendon,” shtoi aktorja. “Edhe pse trupi im e mposhti sëmundjen, nëse e lejoj të ndryshoj dicka , atëherë sëmundja ka fituar.” E ka fomuar në një person empatik , teksa 29 vjecarja beson se “kur ke kaluar një periudhë shumë të vështirë nuk do që edhe dikush tjetër të kaloj të njëjtën gjë.”
Teatri ka qenë një nga gjërat që e ka ndihmuar në rikuperimin e saj. Ajo thotë në një intervistë “Gjithcka të është marrë, dhe kjo është një nga gjërat më humane që dikush mund të kaloj… Me kujtohen njerëzit , direkt pasi u shërova, thanë ,’Duhet të shkosh në terapi, por terapia ime ishte teatri. Aktorja dhe këngëtarja ë luajti Gretchen Wieners në Vajzat e Liga në Broadway, vazhdon të flasë për një tjetër eksperiencë që i ka ndryshuar jetën:jeta e saj ëndrrimtare në Emily në Paris dhe shoqëritë ë krijoi me kolegët e saj. Madje kimia që paten shoqet e ngushta në serial, ishte aq e menjëherëshme sa pjestaret e kastit menduan se ato ishin shoqe të vjetra. “U takuam në një moment të jetës që të dyja donim të ishim versioni më i mirë i vetes.” Ajo thotë se të dyja janë rritur duke parë filma rom-kom duke menduar “Kjo do të jem unë.”
Ashley gjithashtu mban lidhje të forta edhe me aktorin Lucas Bravo ,”Ai është një mashkull Francez që është rritur në Europë, me një eksperiencë komplet ndryshe nga e imja,” Ajo shton ,”Pavarsisht kësaj unë nuk kam njohur kurrë një njeri që ka të njëjtën rrënjë si unë, e krijon lidhje me njerzit në të njëjtën mënyrë dhe ka të njëjtën prespektivë. Jemi të dy shumë pozitiv.”
bal