ShowBizzz

“Jetoj pa vajzën time! S’di sa do e mbaj veten”/ Fero publikon foton me të bijën dhe jep mesazhin prekës

Ish-reperi i njohur, Fero është shprehur se prej shumë kohësh nuk jeton me vajzën e tij, pas ndarjes nga bashkëshortja, Arbenita Ismalji.

Në një postim në InstaStory, Fero, i cili tashmë është larguar nga muzika dhe iu është përkushtuar fesë islame, shprehet se e ka të vështirë qëndrimin larg së bijës, Nina, duke theksuar se “vetëm Zoti e di si po e përjetoj unë”.

“Dua me ju tregu juve nji realitet. Un jetoj qe shum koh pa qiken tem, un gona prej gjumit pa qiken tem, un bi me fjet pa qiken tem, edhe sa do që e maj veten të qëndrueshëm me durim po du që krejt ju me dit çdo moment e më shumë që jam pa qikën tem vetëm zoti i madh e din qysh e përjetoj un kët sen, shum vshtir” – shkruan Fero në postimin e tij.

Gjithashtu, Fero u dërgoi mesazh prindërve që të kalojnë kohë me fëmijët e tyre dhe të mos ankohen.

“Kshtu qe ju qe i keni fmit e qoni prej gjumi me ta e hani pini me ta e fleni me ta, mos u ankoni o mosmirnjohsa po falenderone Zot”, përfundon ai.

Fero i cili prej kohësh është larguar nga bota e muzikës pasi i është përkushtuar fesë islame, kujtojmë që ka një vajzë nga martesa e tij me modelen Arbenita Ismajli, me të cilën janë ndarë kohë më parë.

Fundi i martesës

Arbenita Ismajli u largua nga banesa ku jetonte me Feron pasi ish-reperi e dhunoi dhe kërcënoi me jetë. Pas ngjarjes ajo e denoncoi në polici dhe Fero u vendos në pranga.

Fero u arrestua me 12 Korrik 2023 dhe Gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg 30 ditë”.

Reperi akuzohej se pas një sherri në banesën bashkëshortore, ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin.

Reperi mësohet se i ka thënë “do të të vras nëse ma merr vajzën”.

Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, Arbenita u largua nga banesa ku bashkëjetonte me Feron dhe vajzën e tyre, dhe ka bërë denoncim në polici.

Ndërkohë, pasi gjykata dha mësën e sigurisë së arrestit me burg ndaj tij, Arbenita reagoi në rrjetet sociale ku shkroi: “Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë! Unë besoj në drejtësi”.

Pas deklaratës së modeles, erdhi edhe kundërpërgjigja e reperit i cili shkruante se “drejtësia është thikë me dy presa”, ku i kërkoi partneres së tij që të mos viktimizohej përmes vajzës së tyre pasi për të është kujdesur nëna e tij.

“Drejtësia është thik me dy teha,n’varet prej cilit kënd e drejton?!..E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj,se e gjith bota e di se për të mami jem është kujdes.Une jam mundu me qenë i kulturum dhe t’kam leju mu marr me karrier, por ti lirin dhe durimin tem e ke keqpërdor deri në maksimum.

E tash, pasi e ke sjell punën deri në nivel gjyqësor tash të presim si po vendos drejtësia.Unë para Zotit edhe vetes jam i drejt. Herdo kur e vërteta del në shesh.I Drejti zhytet, por nuk mbytet. Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do më kalis më fort për jetë. Shihemi në gjyq”, shkoi reperi.