Prej disa kohësh ai është shkëputur nga jeta muzikore dhe ajo publike, pasi ka vendosur t’i dedikohet fesë islame. Pas trazirave që pati me ish-partneren Arbenita, çifti tashmë jetojnë të ndarë, ndërsa vajza e tyre jeton me të ëmën.
Pikërisht për faktin që Fero nuk jeton me të bijën, ditën e sotme reperi ka bërë një dedikim të ndjerë ku ndër rreshta shkruan edhe një mesazh të ndjerë duke ju drejtuar të gjithë prindërve që kanë fatin të zgjohen dhe të flenë me fëmijët e tyre.
“Dua t’ju tregoj juve një realitet. Unë jetoj që prej shumë kohësh pa vajzën time. Unë zgjohem nga gjumi pa vajzën time, bie të fle pa vajzën time dhe edhe pse e mbaj veten të qëndrueshëm me durim dua ta dini që jam çdo moment pa vajzën time dhe vetëm Zoti i madh e di, sesi po e përjetoj unë këtë gjë.
Është shumë e vështirë. Kështu që, ju që i keni fëmijët e zgjoheni nga gjumi me ta, hani e pini me ta, flini me ta, mos u ankoni o mosmirënjohësa, por falenderoni Zotin”: ka shkruar Fero në postimin e tij.
bal