ShowBizzz

U dhunua brutalisht nga motrat Berisha, reagon sërish Klea Prenga

Klea Prenga e cila u dhunua nga motrat Berisha, ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Sot, ajo falenderon personat që i kanë uruar shërim të shpejtë madje vlerëson komentet e njerëzve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, reagoi dje në një deklaratë për mediat rreth dhunës barbare.

“Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”, tha kreu i policisë së Shtetit.

Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të të dyjave, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.

Çfarë ka ndodhur?

Klea Prenga u dhunua barbarisht duket marrë plagë të rënda në fytyrë.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Para hetuesve, Klea nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.