ShowBizzz

Vajza zë vendin e katërt në konkursin e bukurisë, babai i zemëruar hap zjarr mbi jurinë!

Ka përfunduar në tragjedi një konkurs rajonal bukurie në Altamira, Brazil, ku babai i njëres prej konkurrenteve filloi të qëllonte mbi gjyqtarët per shkak se vajza e tij ishte renditur e katërta.

Vajza zë vendin e katërt në konkursin e bukurisë, babai i

Ngjarja e çuditshme ndodhi pas përfundimit të konkursit të bukurisë “II Baile da Escolha da Rainha” në qytetin e Altamira. I ati i njërës prej pjesëmarrësve, një fermer i identifikuar si Sebastiao Francisco, filloi të shprehte pakënaqësinë e tij në lidhje me vendin e katërt të vajzës së tij në konkurs, duke vënë në pikëpyetje vendimin e gjyqtarëve dhe kriteret e vlerësimit.

Vajza zë vendin e katërt në konkursin e bukurisë, babai i

Vendi ku ishte zhvilluar konkursi i bukurisë kishte personelin e sigurimit privat dhe policisë ushtarake, por babait të inatosur duket se nuk i interesonte dhe në një moment nxori armën dhe tentoi të qëllonte mbi një nga gjyqtarët dhe mbi të është qëlluar nga policia. Sipas dëshmitarëve, Francisco e konsideroi vendin e katërt të vajzës së tij në konkursin e bukurisë si një poshtërim, pasi ai i konsideroi pasardhësit e tij një “fitues të sigurt”. I pakënaqur me shpjegimin e gjyqtarëve, ai u përpoq të merrte gjërat në duart e tij, por u qëllua para se të mund të lëndonte njerëz të tjerë. Fermeri u dërgua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.



bal