Artistja e dashur shqiptare Fifi ka ndarë disa foto me djalin e saj, duke i shoqëruar me një mesazh të veçantë për të birin. Në mesazhin e saj emocional, Fifi shkruan:
“Atë ditë që ke lindur ti, kam rilindur edhe unë me ty. Po mundohem shumë, bir, të bëhem e fortë, e durueshme, të të mësoj se sa e shijshme është pjata që e ha hallall dhe të bëhem shembull për ty, siç e kam pasur gjyshen tënde – mamin tim shembull, që gjërat në jetë nuk fitohen lehtë. Duhet të punosh shumë fort dhe të mos dorëzohesh, sepse asgjë në jetë nuk është falas.”
Fifi e pranon se ende nuk di shumë gjëra, por beson se bashkë me djalin do të rriten dhe do të mësojnë, madje edhe nëse gabojnë, ata do të falin njëri-tjetrin.
Mesazhi prekës i këngëtares shpreh jo vetëm dashurinë e pakushtëzuar të një nëne për fëmijën e saj, por edhe dëshirën e saj për t’i dhënë mësime të vlefshme për jetën, duke theksuar rëndësinë e punës, përkushtimit dhe forcës për të kapërcyer vështirësitë.