Ilnisa Agolli, një prej ish-banoreve më të komentuara të “Big Brother VIP 3,” ka bërë një ndryshim të madh në pamjen e saj, duke ndarë rezultatin në llogarinë e saj në Instagram.
E njohur për flokët e saj të gjatë bjondë, Ilnisa ka vendosur të bëjë një transformim të guximshëm dhe është kthyer në brune.
Ky ndryshim i papritur ka marrë vëmendjen e ndjekësve të saj dhe është bërë një temë e diskutuar në rrjetet sociale. Ilnisa ka treguar se është e hapur ndaj eksperimentimit me pamjen e saj, dhe ky transformim i fundit vetëm sa e ka forcuar këtë imazh.
Shumë fansa e kanë komplimentuar për pamjen e re, duke theksuar se ajo duket po aq e bukur si brune sa edhe si bjonde.
lokimagazine