Lajme

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të një banese, ç’ndodhi gjatë natës në Durrës! Policia në kërkim të autorit

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi qëlloi me armë zjarri në afërsi të një banese pas një konflikti për çështje pronash.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50, në fshatin Shakllnur të Durrësit, ku shtetasi me iniciale E. Gj. ka qëlluar me armë gjahu në ajër në afërsi të banesës së shtetasit me iniciale E. T., me qëllim kanosjen.

Mësohet se mes tyre ka pasur një konflikt për motive të dobta. Ndërkohë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën qëlloi i arratisuri, e cila posedohej me leje nga babai i tij.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Qëlloi me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së një shtetasi, me qëllim kanosjen pas një konflikti për motive të dobëta, shpallet në kërkim.

Rreth orës 23:50, në fshatin Shakllnur, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj. ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit E. T., me qëllim kanosjen.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.