Pas shtatë vitesh lidhje, Chris Martin, frontmani i grupit “Coldplay”, dhe aktorja Dakota Johnson duket se kanë vendosur të ndahen.
Burime nga Page Six raportojnë se çifti ka pranuar se marrëdhënia e tyre ka përfunduar, duke preferuar të vazhdojnë secili në rrugën e vet.
Ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga dyshja, mungesa e Dakotas gjatë turit evropian të “Coldplay” ka ngritur dyshime të shumta. Fotografitë e saj në Malibu, Kaliforni, ku shihet pa unazën e fejesës, kanë forcuar më tej thashethemet për ndarjen.
Fansat janë në pritje të një deklarate zyrtare nga Chris dhe Dakota, ndërsa spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë. Për momentin, duket se dyshja ka vendosur të qëndrojnë larg vëmendjes së medias.
Ndarja e Chris Martin dhe Dakota Johnson shënon fundin e një prej çifteve më të dashur të Hollywood-it. Ndërsa publiku pret më shumë detaje, është e qartë se kjo ndarje ka sjellë një tronditje të madhe në jetën e tyre personale dhe profesionale.
lokimagazine