LifeStyle

Rama nuk e dorëzon mikun e tij në Kosovë

Këngëtari Noizy sapo u lirua nga qelia ku mbahej prej disa ditësh. Gjykata e Durrësit, vendosi të lirojë Noizyn, pasi ai ofroi garanci pasurore prej 5 mln lekësh.

Ndërkohë që shteti i Kosovës kërkon ekstradimin e këngëtarit për akuzën e dhunën së rëndë që ai ushtroi ndaj një personi të njohur si Medi Iseni. 

Edhe pse Noizy i mohoi akuzat, fillimisht gjykata vendosi që të mereshin masa ndaj tij, por mesa duket tashme këngëtari do t’ja hedhë paq me një garanci pasurore.

Dalja e tij u bë e ditur prej një livestream-i në Instagramin e këngëtarit, ku ndër komentet e shumta të ndjekesve, binin në sy komentet e tipit ‘ja çfarë bën leku’, ‘2 dit burg për rrahje’ etj.

Noizy, mik i ngushtë i Erion Veliajt dhe Edi Ramës, edhe përse me akuza të forta mbi vete, nuk sqaron asgjë në liven e tij mbi ekstradimin që Kosova kërkoi për të por anoncon datat e koncerteve të mundësuara nga miku i tij kryebashkiak i Tiranës.

Ndërkoh që Noizy po shijon tashmë lirinë,  miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax, nuk është liruar ende.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës.

2. Caktimin me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasat R. Rajku, te masës së sigurimit “Garancia Pasurore parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale si alternativë e masës së sigurimit “Arrest ne burg”,parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
3. Grancia pasurore parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale caitohet në shumën 5.000.000 pesë milion) Lekë.

4. Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda nje afati 5 (pesë) ditor. Shtetasi R.Rajku të qëndrojë me mesë sigurimi “artest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjehere prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës, dhe të urdhëroje, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm te personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 258 i Kodit të Procedures Penale

Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkalles së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Durës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e ketij vendimi.

6. Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqiperise.

1. Kundër këty vendimi mund të bëhet ankim brenda 5(pese) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përguthshëm, duke filluar ky afat nga e nesermja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Durrës, më datë 16.08.2024.