ShowBizzz

Nëna e Noizyt shpërthen në lot pas lirimit të tij (Video)

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy, është liruar sot nga burgu, ku ishte mbajtur për disa ditë pas akuzave për përfshirje në një incident në Pejë.

Lajmi për lirimin e tij ka sjellë gëzim të madh te familjarët dhe miqtë e reperit, të cilët e pritën atë me ngrohtësi pranë dyerve të burgut.

Në shtëpinë e Noizyt sot është organizuar një festë për rikthimin e tij. Në qendër të festës është një tortë e madhe me mbishkrimin “Mirë se u ktheve mbret”. Atmosfera është plot emocion dhe gëzim, me të pranishmit që festojnë këtë moment të veçantë.

Ndërkohë, një nga momentet më prekëse është kur nëna e Noizyt, shihet e emocionuar e në lot.

Lotët e saj tregojnë se sa e vështirë ka qenë kjo periudhë për të dhe familjen e tyre.



lokimagazine