ShowBizzz

Mariana Kondi na prezanton me vajzën e saj bukuroshe

Aktorja e njohur Mariana Kondi është shumë e rezervuar në lidhje me jetën personale, duke shpërndarë rrallë momente nga jeta e saj private në mediat sociale. Megjithatë, ditën e sotme, Kondi ka bërë një përjashtim të veçantë në ditëlindjen e vajzës së saj, Suana.

Në këtë ditë të veçantë, Mariana ka ndarë një foto të bukur dhe një urim të ndjerë për vajzën e saj në rrjetet sociale. Ajo ka postuar një mesazh të ngrohtë për Suanën, duke shkruar:

“Edhe 100 vjet të kesh bija ime! Qetësia, maturia, mençuria mbizotroftë gjithë jetën tënde! Për mua dhe babin je dritë dilli (ashtu të thonte gjyshi jot). Marsh bekimet e gjithë botës!” 

Ky postim i ndjerë ka marrë një “lumë komplimentesh” dhe urimesh nga ndjekësit e Kondit.