Princesha Kate dhe Princi William janë parë së fundmi së bashku në një video ku i uruan ekipit GB, mbarësi në Lojërat Olimpike. Pavarësisht që qellimi i videos ishte tjetër, fansat e vunë re që Kate nuk kishte në dorë unazën e martesës, por një tjetër.
Të gjithë në rrjet po pyesin për arsyen e këtij ndryshimi por një prej arsyeve mund të jetë kimoterapia që Kate po ndjek pas diagnostikimit me kancer.
“Kimioterapia mund të shkaktojë mbajtje të lëngjeve në duar, gjë që mund t’i bëjë unazat të ngushta dhe të vështira,” shpjegon specialisti. Për më tepër, unazat metalike mund të ndërhyjnë në terapinë me rrezatim dhe të shkaktojnë probleme të tilla si djegie në lëkurën rreth unazës.
Kate Middleton, Princi William
Specialisti përmendi gjithashtu se trajtimet e kancerit mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme dhe mbajtja e unazave mund ta irritojë atë më tej. Princesha Kate ka hequr unazën e martesës, ajo ende mban unazën e saj të fejesës prej safiri.