LifeStyle

Si të bëhet se ks fantastik me partnerin e ri

Kur për herë të parë të hyni në ujëra seksuale me partnerin e ri, mund t’ju duket situatë mjaft tensionuese. Lexoni se si ta tejkaloni këtë situatë.

Madje edhe për ata të cilët mendojnë se janë “plot” vetëbesim, kur të jenë tërësisht lakuriq para ndokujt për herë të parë mund të kenë frika të ndryshme, pasiguri dhe huti.

Ja si të bëni seks me partnerin e ri, në mënyrë që të jetë fantastik.

Mos shpresoni shumë

Shanse të mëdha janë që hyrja e parë në marrëdhënie seksuale të jetë pikërisht njohja reciproke e trupave dhe mënyra e funksionimit.

Mendoni për ndonjë udhëtim, por jo për destinacion

Mos u fokusoni shumë në atë që të përjetoni orgazëm, por të kënaqeni në përvojën e njohjes intime të personit të ri.

Vajza, mos aktroni

Qoftë kur dëshironi që ta shpërbleni për tërë angazhimin apo kur seksi ka qenë i tmerrshëm dhe vetëm dëshironi që ta përfundoni, ju lutem, mos aktroni orgazëm.

Kujdes çfarë flisni

Mbylleni gojën dhe kënaquni sa më mirë që mundeni, por edhe ofroni kënaqësi edhe personit me të cilin jeni.

Kujdes kur pini alkool

Disa pije për qetësim janë krejtësisht me vend, mirëpo nëse “mbyteni” në alkool rrallë herë çon drejt përvojave të cilat do t’i mbani në mend për shkak të kënaqësisë së madhe.

Komunikoni

Gjëja më e mirë të cilën mund ta bëni në mënyrë që kënaqësia të jetë sa më e madhe është që të tregoni kur është me vend stimulimi i vërtetë, por edhe kur nuk është.

Pranoni ato aspekte të tmerrshme të seksit

Pranojeni faktin që ndodh kjo dhe ballafaqohuni me gjëra të këtilla në mënyrën të cilën nuk do të bëni që partneri juaj të ndihet në siklet.

Argëtohuni!

Hiqni ato rroba, filloni me lëvizje seksi dhe lejoni vetes që t’ju pushtojë magjia të cilën e ofron ky aktivitet, pa menduar për atë që jeni me partnerin e ri.