Kim Kardashian zbuloi se cila është frika e saj më e madhe gjatë daljes së saj në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon. “Frika ime më e madhe në jetë është kur shahem, kështu që mikpritja që më bëtë ju më bëri të ndihem mirë”, tha ajo ndërsa prezantuesi inkurajoi audiencën të përsëriste ovacionet.
Edhe pse ajo foli hapur për frikën e saj duhet thënë se nëse ka diçka që Kim Kardashian është mësuar, është ekspozimi i saj publik. Influencuesja ka organizuar një perandori markash dhe bashkëpunimesh dhe grumbullon 361 milionë ndjekës vetëm në Instagram.
Me këto shifra, është e drejtë të thuhet se ajo është më se e mësuar të përballet me lloj-lloj komentesh, pasi imazhi i saj është publik dhe prezenca e saj në media është më se e shpeshtë.
Jimmy Fallon nuk ngurroi të nënvizonte afeksionin që publiku kishte për Kim Kardashian: “Të duan”. Nga ana tjetër, influencuesja shpjegoi se vera po shkonte në mënyrë perfekte pasi bëri një udhëtim me vajzën e saj North në Nju-Jork. Kardashian komentoi se i pëlqen të bëjë udhëtime me secilin nga katër fëmijët e saj për të forcuar lidhjen me ta. Kim shpjegoi se secili prej tyre ka personalitete dhe interesa të ndryshme, nga arti tek sporti.
bal