Lajme

“Ta tregoj unë ç’do të bëj”/ Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja në Kosovë, publikohen mesazhet, dyshohet se…

Mediat në Kosovë zbulojnë detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Ferizaj, ku një punonjës policie qëlloi për vdekje burrin e tezes së tij, një i moshuar rreth të 90-tave.

Viktima u identifikua si Sadri Sadriu, ndërsa autor ishte punonjësi i policisë Festim Ramadani, i cili u vetëdorëzua pas ngjarjes.

Nacionale mëson se ‘motivi i vrasjes’ ishte ‘dhunimi seksual i dy motrave të autorit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’.

Për rastin tronditës sipas Nacionales ka qenë i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, Prindon Sadriu, njëherësh nipi i viktimës, por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.

Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.

Nga disa komunikime që ka parë Nacionale ndërmjet familjarëve Sadriu – Ramadani, aty shihet se në ‘chat-in’ e komunikimeve, ishte edhe Prindon Sadriu si dhe Vjosa Osmani-Sadriu.

Një pjesë e komunikimit në grupin e Facebook, ku ishte edhe Prindon Sadriu dhe presidentja Osmani:

Familjarët e vrasësit ishin të indinjuar që rasti nuk po trajtohej nga organet e drejtësisë’ duke aluduar në anashkalimin e tij ‘falë fuqisë politike të familjes Sadriu’. Për të gjitha këto pretendime, Nacionale ka kontaktuar edhe Presidencën e Republikës së Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku thotë se efektivi ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Përveç Ramadanit që u vetëdorëzua në Polici, në orët pas ngjarjes është vënë në pranga dhe një bashkëpunëtor i tij.