ShowBizzz

Fansat e Taylor Swift janë të bindur se ajo po përgatitet për një super projekt

Fansat ‘Swifties’ janë bindur se Taylor Swift po përgatitet për një dokumentar të ri, kjo pasi turi i koncertit po zgjat shumë dhe kanë vënë re një prani të madhe kamerash pranë saj.

Këngëtarja 34 vjeçare aktualisht është rikthyer në Londër, ndërsa turneu i saj i suksesshëm The Eras Tour po bën bujë.

Kujtojmë se Taylor ka edhe tre dokumentarë të tillë, të gjithë të publikuar në vitin 2020. Ata janë Miss Americana, koncerti i vetëm Taylor Swift: City Of Lover dhe Folklor: The Long Pond Studio Sessions (2020).

Pasi kreu turneun e saj të parë në Londër në qershor, Taylor u kthye në Wembley Stadium të enjten dhe do të qëndrojë deri të martën.

Turneu përfundon në Kanada në dhjetor, por tashmë është turneu me fitimin më të lartë në histori dhe i pari që tejkalon 1 miliard dollarë të ardhura.

Eras Tour është turneu i gjashtë i Taylor-it dhe kishte gjithsej 149 data të planifikuara në pesë kontinente dhe mbi 20 vende.

Ndër të pranishmit e koncertit të së premtes ishte babai i Taylor-it, Scott Swift, agjent burse, i cili u largua nga puna për të ndihmuar Taylor-in të ketë sukses.

E mesa duket ia ka vlejtur e gjitha pasi vajza e tij është një super yll.