Lajme

Përplasen dy jet ski në Velipojë, transportohet me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës një 19-vjeçar italian

Dy jet ski janë përplasur sot në plazhin e Velipojës ndërsa një 19-vjeçar italian ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Mësohet se të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi:

Velipojë/Informacion paraprak

Në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, dyshohet se si pasojë e manovrave të gabuara, janë përplasur dy mjete lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.