Të gjithë i urrejmë mushkonjat, sidomos tani që rastet me virusin ‘ Ethet e Nilit’ sa vijnë e shtohen.
Epo teknologjia ka shpikur diçka për të na lehtësuar punën. Bzigo Iris, një detektor inteligjent mushkonjash po e çon luftën kundër këtyre insekteve të bezdisshme në një nivel krejtësisht të ri, shkruajnë mediat e huaja.
Si funksionon detektori i mushkonjave?
Bzigo Iris është si të kesh një “gjuetar mushkonjash të teknologjisë së lartë” në shtëpinë tënde.
Ai peshon rreth 300 gramë dhe përdor vizionin dhe algoritmet e inteligjencës artificiale për të zbuluar, gjurmuar dhe synuar mushkonjat.
Por këtu është “pjesa më e bukur” – ajo pajisje funksionon edhe në errësirë të plotë, falë LED-ve të saj infra të kuqe.
Bzigo Iris është projektuar për të punuar më mirë në dhomat e gjumit, duke e bërë atë ideal për të siguruar një gjumë të qetë të natës.