Udhëtimet e gjata ndonjëherë duken të lodhshme, por janë me të vërtetë një eksperiencë e bukur kur përjetohen.
Sapo nisemi me makinë, autobuz apo traget mendimet janë gjithnjë se kur do të arrijmë në destinacion. Orët e gjata që duhet të udhëtojmë na duken si pa mbarim, por nëse do t’i shijojmë siç duhet, do të mbeten një eksperiencë e paharrueshme.
Disa këshilla që koha të kalojë shpejt ndërsa jeni duke udhëtuar:
Në vend të playlistave muzikore zgjidhi të dëgjoni një podcast
Këngët gjatë udhëtimeve janë të këndshme, por akoma më interesante do të jetë nëse dëgjoni një podcast. Jo vetëm do të njihni më mirë një personazh, por kjo do të bëjë që koha të kalojë pa u vënë re.
Në avion
Zakonisht në këtë mjet udhëtues udhëtimet 3-4 orarëshe konsiderohen të gjata. Kështu që ku ka më mirë se të ndiqni disa episode nga seriali juaj i preferuar.
Udhëtim një natë në det
Nëse jeni duke udhëtuar me traget dhe duhet të përballeni me një udhëtim të gjatë, zgjidhni të angazhoheni me disa lojëra. Aq më e këndshme do të jetë nëse krijoni njohje dhe luani së bashku deri në përfundim të udhëtimit. Ah mos harroni, nëse nuk keni prenotuar një dhomë në traget, fillimisht sigurohuni të keni gjetur vende të rehatshme edhe për të fjetur.
Për ata që udhëtojnë me makinë
Udhëtimi me makinë është gjithashtu një udhëtim shpirtëror, i brendshëm dhe shumë i këndshëm. Konsideroni opsionin e podcast-it dhe audiobook-ut. Në varësi të vendit ku po udhëtoni, kërkoni episode podcast-i që flasin për të ose dëgjoni libra audio që bazohen në eksperienca personale të mëparshme aty.
traghetto
viaggio in macchina