Janë disa gjëra që mund të trashëgohen vetëm nga nëna dhe studiuesit kanë dalë me të dhëna të tilla.
Kur lind një fëmijë, ai mbart gjenet e të dy prindërve. Megjithatë, gjenet e babait nuk kanë asnjë ndikim në inteligjencën, plakjen dhe tendencën për të shtuar peshë.
Ajo që trashëgojmë nga nëna jonë është si më poshtë:
Inteligjenca
Hulumtimet e kryera në Universitetin e Glasgout treguan se inteligjenca ndikohet më shumë nga gjenet e nënës.
Krahasuar me koeficientin e inteligjencës së nënës, koeficienti i fëmijës ndryshon vetëm me rreth 15 pikë. Inteligjenca ndikohet edhe nga statusi socio-ekonomik dhe arsimimi, shkruan medicalnet.com.
Plakja
Mënyra se si ne plakemi varet kryesisht nga gjenet e nënës sonë, kanë treguar shkencëtarët gjermanë.
Sipas tyre, ADN-ja mitokondriale, të cilën e trashëgojmë ekskluzivisht nga nënat tona, ndikon pjesërisht në mënyrën se si ne plakemi.
Tendenca për të fituar peshë
Shumë shkencëtarë theksojnë se ne trashëgojmë metabolizmin tonë nga nëna jonë, i cili më pas ndikon nëse do të shtojmë peshë më shpejt.
Nëse nëna ka një tepricë të kilogrameve rritet probabiliteti që fëmija të jetë obez.