Lajme

Të shtënat me armë zjarri në Tiranë/ Zbardhen detaje të reja nga plagosja, identifikohen autori dhe i lënduari (Emrat)

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Paraprakisht raportohet se një person ka mbetur i plagosur në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur te Komuna e Parisit.

I lënduar ka mbetur shtetasi Loren Kosta, 45-vjeç, ndërsa autori i dyshuar është oficeri i policisë Erion goxhara.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas një informacioni të fundit, i plagosuri është Loren Kosta, 45 vjeç, ndërsa mbetet për tu verifikuar nga policia identiteti i plotë i të lënduarit. Dyshohet për një sherr të momentit, por mbetet për t’u verifikuar nga policia.

Shkaqet ende nuk dihen, por grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.