ShowBizzz

Aktakuza ndaj Gërvallës, Musliu: Donikë Zeza, a t’ka mbet një fije ndërgjegje?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës, për mosraportim të pasurisë.

Musliu në Facebook ka pyetur Gërvallen se pasi ka kaluar kohen me të madhe të jetës në Gjermani, se çfarë i ndodhë një ministri të cilit i konfirmohet aktakuza për “Steuerhinterziehung” dhe po ashtu “a t’ka mbetë një fije ndërgjegje?”.

Ajo ka kërkuar nga Gërvalla të japë dorëheqje nga posti i saj.

“Donikë në Gjermani, ku ti ke kaluar pjesën më të madhe të jetës, çfarë bënë një Ministre kur i konfirmohet aktakuza për “Steuerhinterziehung”? Donikë Zeza a t’ka mbetë një fije ndërgjegje? Nëse po, dorëzo postin sepse po akuzohesh për vjedhje dhe për gënjeshtër të qëllimshme para Agjencionit Antikorrupcion”, shkruan Musliu.



ks