Ashley Tisdale thotë se është gati për të sjellë në jetë fëmijën e saj, pasi ajo u shpreh se po përjeton probleme shëndetësore gjatë shtatzënisë të cilat kanë zgjatur për rreth 3 javë. Ylli i “Musical High School”, 39 vjeçe, ndau me ndjekësit e saj në Instagram shqetësimin që ajo kishte teksa shpjegoi se infeksioni me adenovirus ishte kthyer në një infeksion të sinusit.
Ajo tha se mezi pret të lindë, por gjithashtu shtoi se ka ende përgatitje për të bërë përpara se të lindë, shkruan DailyMail.
“Jam e rraskapitur. Unë jam gati ta lind këtë fëmijë”, ka shkruar ajo mbi një fotografi të shtrirë në shtrat dhe një shprehje të lodhur në fytyrën e saj.
Më pas, duke iu drejtuar foshnjës së saj, ajo shkroi: “Më duhet ende të bëj dhomën, të organizoj gjithçka, kështu që mos eja akoma. Por unë kam qenë e sëmurë për tre javë me adenovirus që u kthye në një infeksion të sinusit”.
Infeksionet adenovirus – të cilat mund të variojnë nga të lehta në të rënda – më së shpeshti prekin sistemin e frymëmarrjes dhe simptomat mund të ngjajnë me ato të ftohjes ose gripit të zakonshëm, sipas Klinikës Cleveland.
Ashley Tisdale