Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë përfshirë nga spekulimet për një ndarje mes moderatores Luana Vjollca dhe partnerit të saj, Krenar, pas një lidhjeje katërvjeçare.
Ndërkohë që lajmi bëhet gjithnjë e më i përhapur, Luana ka vazhduar të mbajë ndjekësit e saj të përditësuar në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga një udhëtim vajzash në Mykonos.
Gjatë qëndrimit në ishujt grekë, Luana ka shijuar kohën e saj, duke u argëtuar në festat e famshme me muzikë që Mykonosi ofron. Megjithatë, si çdo pushim, edhe këtyre i erdhi fundi.
Sot, Luana ndau një moment tjetër në rrjetet sociale, këtë herë nga aeroporti, i cili duket bosh. Ajo e shoqëroi foton me mbishkrimin: “Më mirë me humb avionin, se mendt”, duke sugjeruar se ka humbur fluturimin për në Shqipëri.
lokimagazine