ShowBizzz

Vajza e Brad Pitt “heq qafe” zyrtarisht mbiemrin e tij, ja si reagoi aktori

Aplikimi i bërë në muajin maj nga vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, për të hequr mbiemrin e të atit, u pranua.

Urdhri i gjykatës, sipas Page Six, tregon se një gjyqtar e ka nënshkruar ndryshimin mëngjesin e së hënës. Emri i saj u ndryshua nga Shiloh Nouvel Jolie Pitt në Shiloh Nouvel Jolie.

Aktori, megjithatë, duket se ka marrë një vendim që hendeku të mos kalohet me fëmijët të cilët një nga një kërkojnë ta heqin mbiemrin. Ndërsa gjyqtari po firmoste peticionin e Shiloh, Pitt mori avionin e tij privat dhe fluturoi në Itali për të takuar mikun e tij, George Clooney.

Nga Milano, Pitt shkoi në liqenin e Komos për të gjetur Clooney dhe gruan e tij, Amal.

Shiloh, e cila mbushi 18 vjeç më 27 maj, ishte ajo që vendosi të ndryshojë mbiemrin. “Shiloh punësoi avokatin e saj dhe e pagoi vetë, kështu që Angelina nuk e dinte dhe nuk mund të fliste për të”.

Dokumentet për të ndryshuar emrin e Shiloh u dorëzuan në ditën që ajo mbushi 18 vjeç, domethënë që në momentin e parë që ajo mund t’i bënte gjërat vetë dhe në mënyrë të pavarur. Zbulimi se Shiloh e pagoi vetë për të, sugjeron se grindja mes ish-çiftit po vazhdon ende.

Brad Pitt është shkatërruar, pas vendimit të vajzës së saj të madhe, Shiloh, për të refuzuar mbiemrin e tij dhe për të mbajtur atë të nënës së saj, Angelina Jolie. Tri vajzat e tyre, Vivienne, Zahara dhe Shiloh kanë vendosur të përdorin vetëm mbiemrin e nënës së tyre, duke treguar kështu se nuk duan të bëjnë asgjë me aktorin.

Megjithatë, ajo që e lëndoi më shumë është vendimi i Shiloh. Sipas një raporti të DailyMail, Pitt është lënduar që vajza e tij zgjodhi të quhej vetëm ‘Jolie’ në ditëlindjen e saj të 18-të.

“Tani që Shiloh është 18 vjeç dhe mund të vendosë vetë se si do të zhvillohet marrëdhënia e saj me të atin, ajo ka zgjedhur ta bëjë këtë lëvizjen e saj të parë si e rritur”, thotë një burim pranë aktorit.

Ai vazhdoi duke thënë se ylli humbet kështu shpresën e vetme që kishte për të riparuar marrëdhënien e tij me vajzën e tij biologjike.