Romeo Veshaj dhe Heidi Baci po shijojnë romancën e tyre në maksimumin e saj. Pasi përfundoi Big Brother VIP, çifti i krijuar brenda shtëpisë janë parë gjithmonë nën shoqërinë e njëri tjetrit. Herë në Jug të Shqipërisë e herë në udhëtime jashtë saj, kjo verë për Romeon dhe Heidin ka qenë e mbushut me dashuri dhe nuk është aspak çudi që dyshja të vendosë ta çojë lidhjen në një tjetër stad. Sot modelja bukuroshe feston ditëlindjen, dhe nuk mund të mungonte një urim romantik nga partneri i saj Romeo.
“Edhe 100 vite të qeshura, vajza me flokët e arta. Të dua edhe kur s’ta them”; ka shkruar Romeo përbri një foto tejet të ëmbël teksa ai e puth në ballë.
Përpos urimit të bukur, ajo që mori vëmendjen e ndjekësve ishte një unazë me gurë diamanti që Heidi mbante në gisht, si dhuratë nga Romeo.
Mos vallë çifti sapo zyrtarizuan lidhjen dhe hapi radhës mund të jetë dasma?!
bal