Prej disa ditësh po flitet në rrjet për ndarjen e moderatores Luana Vjollca nga partneri i saj Krenari, pas 4 vitesh lidhje. Pasi lajmi u bë kryefjalë, Luana nuk i ka ndalur postimet në rrjete sociale pasi ndodhej në një udhëtim gocash në Mykonos.
Ajo ka kaluar një kohë mjaft të mirë, duke u argëtuar në festat me muzikë që ishujt grekë dinë më së miri ta ofrojnë.
Mirëpo pushimeve do u vinte fundi. Sot Luana ka ndarë me ndjekësit një foto nga aeroporti, i cili duket bosh.
“Më mirë me humb avionin, se mendt”- shkruan ajo duke na lënë të kuptojmë se ka humbur avionin për Shqipëri.
ks