Superylli i futbollit Kristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Xhorxhina Rodrigez, janë një nga çiftet e ëndrrave në botën e sportit.
Së bashku, ata të dy kanë mbi 700 milionë ndjekës në “Instagram” dhe postojnë vazhdimisht foto të lumtura.
Siç raportohet tani, një ndarje do t’i kushtonte shtrenjtë Ronaldos.
Luzitani dhe Xhorxhina janë në një lidhje që nga viti 2017. Supermodelja dhe ylli botëror u njohën në vitin 2016 në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku ajo punonte si shitëse. Tashmë ata të dy janë çift prej shtatë vitesh.
Sipas revistës portugeze “TV GUIA”, ka një marrëveshje kontraktuale që rregullon bashkëjetesën e tyre.
Ndër të tjera bëhet fjalë edhe për faktin se Rodrigez do të kishte stabilitet financiar në rast ndarjeje. Për të qenë më të saktë, nëse dashuria e tyre dështon, Ronaldo do të duhej të transferonte një shumë të përjetshme prej gati 100 mijë euro në muaj te Rodrigez.
Ajo do të bëhej edhe pronare e vilës së Ronaldos në Madrid. Prona prej 950 metrash katrorë ndodhet në një parcelë prej 4000 metrash katrorë, Ronaldo e bleu pronën në vitin 2010 për 5 milionë euro.
Klauzolat e dashurisë thuhet se janë vendosur menjëherë pas lindjes së vajzës së tyre të parë Alana Martina.
Së bashku ata kanë dy fëmijë. Ronaldo ka gjithashtu djalin Kristiano Xhunior (nënë e panjohur për publikun) dhe binjakët Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate.
Një gjë është e qartë: pasuria e Ronaldos vlerësohet në rreth 650 milionë euro.
Në klubin e tij aktual Al-Nasr në Arabinë Saudite, ai thuhet se mbledh rreth 200 milionë euro në vit, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në botë.