Jennifer Lopez ka patur një 2024 sfidues. Aktorja dhe këngëtarja është në prag të ndarjes nga Ben Affleck, pas dy vitesh martesë. Lopez zgjodhi gjithashtu të anulojë turneun e saj “This Is Me… Live”, një vendim i marrë më 31 maj.
Anulimi i turneut shkaktoi një valë reagimi për Lopez, si dhe një përgjigje pikante nga rivalja e vjetër Mariah Carey, armiqësia e së cilës ndaj JLo daton dekada më parë.
Një raport nga In Touch pretendon se fituesja pesë herë e çmimit Grammy, Carey, po kënaqet me dështimet profesionale të Lopez, pasi turneu i saj u anulua dhe filmi i Netflix në të cilin ajo luajti, “Atlas”, nuk pati suksesin që pritej.
“Carey beson se është karma me të cilë Lopez po përballet, sepse ajo nuk është aq e talentuar sa mendon dhe është shumë arrogante”, tha një burim i brendshëm për In Touch, teksa shtoi se Mariah Carey është e lumtur edhe për divorcin e saj nga Ben Affleck.
Carey, 55 vjeçe, ka “shumë miq të përbashkët” me Lopez, gjithashtu 55e. Si e tillë, këngëtarja e “Heartbreaker” është bërë shumë e vetëdijshme për problemet personale dhe profesionale të Lopez – dhe po kërkon të përfitojë shumë prej tyre.
“Mariah është vërtet e emocionuar që po kthehet në Vegas dhe mezi pret të dëshmojë se është ende në krye kur vjen puna për të bërë një shfaqje dhe për të sjellë shitjet e biletave”, tha burimi i brendshëm për In Touch. “Ajo është shumë e emocionuar për të treguar ajo ende mundet ndërkohë që JLo u detyrua të anulonte koncertet e saj e saj”.
bal